Të shtunën që lamë pas, shtëpisë së BBV iu shtua edhe një banore e re, Stelina Kurila, konkurente e këtij sezoni të emisionit të dashurisë “Për’puthen”.

Por më shumë se sa rrugëtimi i saj në shtëpi dhe potenciali i saj si banore, opinionit publik i intereson një problematikë që Stelina ka: aknet.

Me sa duket kjo problematikë tejet normale që mund të prekë secilin prej nesh, për rrjetin është një shqetësim shumë i madh e kjo ka bërë që “komentuesit perfektë” (aq sa drejtshkrimi i tyre në komente) të shpërthejnë në komente fyese ndaj banores.

Komentet fyese ndaj banores kanë sjellë edhe reagimin e disa prej personazheve publikë, në mbrojtje të saj.

Nga Loredana Brati, te Oriola Marashi e Aulona Musta, këto janë disa nga reagimet: