Procesi i Reformës Zgjedhore ka ngecur për shkak të bojkotit të PD-së pas zhvillimeve politike, por Komisioni ka kapacitetet për të vijuar punën edhe i vetëm. Ekspertët kanë nisur punën dhe drafti i parë teknik është gati, ndërsa mbështetja e opozitës mbetet e nevojshme për një reformë gjithëpërfshirëse.
Objektivi është që Kodi i ri Zgjedhor të përfundojë deri në qershor – korrik, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe procesin e integrimit në BE._




















