Pas ditëve të fundit të tensionit dhe spekulimeve rreth raportit mes Mirit dhe banores Selin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5, gruaja e tij ka shpërthyer në një reagim publik për partnerin. Statusi i saj i fundit në Facebook është bërë objekt diskutimi në media rozë dhe rrjetet sociale.

Në reagimin e saj, gruaja e Mirit shpreh mbështetjen e plotë për bashkëshortin, duke theksuar se qëndron “në çdo hap” me të dhe se e sheh atë si “më të fortin e Big Brother-it”. Ajo shton se e do shumë dhe ka besim të plotë në çdo vendim që ai merr brenda shtëpisë.

Në mesazhin e saj të qartë dhe të mbushur me dashuri, gruaja thekson se “xhelozia nuk ka vend në martesën tonë sepse është e panevojshme”, duke i dhënë fund spekulimeve që aludonin për probleme në çift për shkak të dinamikes me Selin brenda programit.

STATUSI I PLOTE:

“Ne çdo hap qe ben me ty do jem. 😘 Ti je më I forti e BigBrother-it! Te dua shume bashkeshorti im i jetes❤️ Plot besim per çdo vendimin qe merr atje brenda shtepise. Xhelozia nuk ka vend ne martesen tone sepse eshte e panevojshme. Jam shume e lumtur me ty!”-

Ky reagim ka rritur edhe më shumë interesin e publikut për situatën tejet komentuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ku raportet mes banorëve, përfshirë edhe ato mes Mirit dhe Selin, kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias dhe fansave të spektaklit.