Selin dhe Lorna kanë vazhduar me debatet e tyre brenda në shtëpinë e Big Brother, ku në mes ndodhet sërish Miri, duke krijuar kështu një ‘trekëndësh’.
Përplasjet e të dyja banoreve kanë agravuar në Prime-n e së shtunës, ku vajzat nuk i kursyen komentet ndaj njëra-tjetrës.
Lorna: Për të sqaruar të gjithë gjënë. Sa i përket marrëdhënies së tij me Selin, nuk jam xheloze. Nuk më intereson fare, sepse Selin është “vajza” e tij. Unë me Mirin kam një raport komplet tjetër. Sa i përket marrëdhënies time me Mirin, fakti që kishim mendime të përbashkëta, Miri tha një shprehje që në një jetë të mëparshme, mbase… Sa i përket pozicionit tim, ai që më pëlqen më shumë është që të jem përballë Mirit. Unë e kam Mirin. Selin është extension i Mirit. Kur flas me Selin, duhet të futet i “ati” i saj. Nëse sulmoj Selin, do më dalë dhe Miri.
Selin: Do të doja ta sqaroja në një vend tjetër. Lorna tregon që është shumë e vogël dhe ofenduese. Lorna në tre-ditëshin e fundit më ka bërë pa nder, pa personalitet.
Lorna: Je bishti i Mirit. Një gjë ekstra.
Selin: Lorna e ka në tipologjinë e saj që, në një debat, nuk mund të përballet me mua. Magjistare je se merresh me horoskopin.
Lorna: Është ofendim. Nuk është hera e parë që e bën këtë gjë.
Selin: Lorna, kujdes. Po e tepron.
Lorna: Më fal, më lër t’i marr leje babait tënd. Të iku natën e Vitit të Ri se s’kishe vëmendje. Të ikën truri si për Brikenën, si për të gjithë. Je urryese.
Miri: Po të kisha diçka për të thënë tani, me këtë muhabet të ikën mendimi. Marrëdhënia ime me Selinën është thënë në Prime-n e parë. Pa dëshirën e saj, unë Selinën do e mbroj, se ashtu kam vendosur. Kurse me Lornën, ajo e ka bërë të qartë që kur e nxori në nominim dhe tha që dua ta heq Selinën që të jem krah teje.
Lorna: Po ti s’ke bërë aleanca me mua? Me Mirin e kam.
Miri: Atëherë përse nuk më more mua?
Lorna: Do të të lë për më vonë.
Miri: Më ke thënë që me ty po sillesh kështu se ke diçka nga jashtë dhe me Selinën se ke diçka nga jashtë.




















