Taulant Balla u ka bërë thirrje deputetëve të PD që deri javën e ardhshme të marrin pjesë në komisionet për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, do t’i bëjnë ndryshimet pa ta.

“Shqipëria sapo është ftuar të marrë një tjetër rol të paimagjinueshëm pak vite më parë, ftesa e Trump, i cili e ka ftuar personalisht Edi Ramën dhe përmes tij Republikën e Shqipërisë t’i bashkohet një organizmi të ri ndërkombëtare, Bordi i Paqes.

Do të vlerësoja maksimalisht që dhe PD apo ajo që ka mbetur nga dikur ta vlerësojë këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë.

Në fillim thatë s’ka ftesë, kur doli ftesa pastaj thanë që janë të gjitha vendet e OKB, pastaj na thanë se ftesa është e njëjtë edhe për presidentin e Argjentinës dhe Paraguait. Pastaj thanë që ftesa duhet e personalizuar edhe pse aty gabuan kur kujtuan që të dy ata presidentë janë miq të afërt me Trump sikurse për fat të mirë të shqiptarëve është dhe Rama.

Nuk është asnjë prej kryeministrave të Ballkanit perëndimor por vetëm Rama. Situata degradoi në kampin e qyqarëve ku me porosi të bufit të gjithë qyqarët dolën nëpër televizione. Sa i përket kësaj çështje nuk jemi vetëm pse jemi në NATO por sepse Rama është partner i besueshëm i SHBA.

Nëse deri javën e ardhme nuk vini për reformën zgjedhore dhe territoriale, nëse nuk vini do bëjmë ndryshimet pa ju. Ne ju ftojmë. Zgjedhjet e ardhshme lokale janë mes 15 prill dhe 15 majit 2027, ato të përgjithshme janë mes 15 prill dhe 15 majit 2029… ”, tha Balla.