Mospasja ende e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese, bëri që sot të shtyhet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili duhet t’i japë një përgjigje kërkesës së SPAK, që ka kërkuar autorizim për arrestimi e zv.kryeministres Belinda Balluku.
I ftuar në Report Tv, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, theksoi se fillimisht duhet të sqarohet nëse Prokuroria e Posaçme ose Gjykata e Posaçme kanë të drejtë të ndërhyjnë menjëherë me masa të tilla ndaj një ministri.
‘Prokurorisë së Posaçme, veproi menjëherë duke marrë masën e pezullimit, ndërkohë që kjo masë u pezullua nga Gjykata Kushtetuese dhe të gjitha këto janë pjesë e të njëjtit proces. Gjërat duhet të ecin me radhë, duhet sqaruar nëse Prokuroria e Posaçme ose Gjykata e Posaçme ka të drejtë të ndërhyjë menjëherë me një masë të tillë dhe të pezullojë një ministër, dhe nuk ka lidhje fare me çështjen Balluku në kuptimin e individit, por ka të bëjë me pozicionin e ministrit. Nxitimi për të kaluar në një masë që qeveria e konsideron antikushtetuese ekspozon, sipas këtij këndvështrimi, qëllimet e Prokurorisë së Posaçme dhe krijon dyshime se kjo masë nuk është përdorur për të mbrojtur hetimin, por si një instrument që sugjeron fajësi që në fillim’, tha ai.




















