Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka mbledhur këtë mëngjes në selinë qendrore drejtuesit politik në qarqe.

Ende nuk bëhet e qartë qëllimi i këtij takimi, i cili shënon mbledhjen e parë për vitin 2026. Në takim marrin pjesë disa nga drejtuesit kryesorë politikë, mes të cilëve Niko Peleshi, Taulant Balla, Mirela Kumbaro dhe Ogerta Manastirliu.

Po ashtu, në këtë mbledhje është i pranishëm edhe sekretari organizativ Damian Gjiknuri. Kryeministri Edi Rama nuk merr pjesë në këtë takim.