A2 CNN ka pyetur Komisionin Evropian në Shqipëri në lidhje me raportimet e fundit mediatike në Shqipëri, sipas të cilave Komisioni Europian ka vendosur të pezullojë ose ngrijë fondet e BE-së për agjendën digjitale në Shqipëri, për shkak të shqetësimeve të lidhura me korrupsionin, veçanërisht pas të ashtuquajturës çështje AKSHI.

Në reagimin për A2 CNN, Komisioni Evropian ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë vendim të marrë nga Komisioni për ndërprerjen e fondeve.

Pas hetimeve të SPAK te AKSHI, në media u hodhën dyshime se BE ka pezulluar fondet për agjendën digjitale të Shqipërisë. Megjithatë, një vendim i tillë është hedhur poshtë nga Komisioni Europian në reagimin për A2 CNN. (A2 Televizion)