Pas një seancë maratonë që ka zgjatur rreth 18 orë Kuvendi ka miratuar ndyrshimet në Kodin Penal.
Ndryshimet u miratuan me 85 vota pro të mazhorancës, ndërsa 9 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër.
“Ndryshimet e miratuar me 85 vota shënojnë një avancim tjetër në përpjekjen tonë të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qënieve njerëzore, terrorizmit etj.
Veç kësaj, përmbushim gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit për në BE, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire.
Sfida e madhe që kemi tani përpara është projekti për një Kod të ri Penal, për të cilin është bërë një punë e shkëlqyer me transparencë e gjithëpërfshirje dhe procesi vijon për të mbledhur kontributet më të mira e për të bërë reflektimet e duhura”, shkruan ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Kërkesën e deputetes Jorida Tabaku, që shpifja të dekriminalizohet si vepër penale tërësisht dhe për të gjithë, jo vetëm për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi si një qokë të deputetes demokrate ndaj kryetarit të partisë së saj, Sali Berishës.
“Ju, zonja Tabaku, më ftoni që të votoj një ligj që amniston kryetarin e partisë tuaj, ti do t’i bëhesh një qokë kryetarit të bashkisë. Për gazetarët, padyshim që i kemi përjashtuar”, tha Balla.
Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.
Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale””.
Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë””.
Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Votimi në parim: 85 pro; 0 abstenim; 10 kundër
Amendamenti i Braçes: 2 pro, 82 abstenim, 0 kundër
Votimi në tërësi: 85 pro, 0 abstenim, 9 kundër
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Nisma e Jorida Tabakut.
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar.
Projektligji “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”.
Projektligji “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”.
Projektligji “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, të komponentëve të tyre kryesorë dhe të municioneve”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.




















