Me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu, gjyqtari Erjon Çela këtë të premte ka vendosur pushimin e çështjes ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i hetuar për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të SPAK, hetimi nuk zbuloi prova të mjaftueshme për kryerjen e veprës penale për të cilën ishte kallëzuar Rrumbullaku.

Në nëntor të vitit të kaluar, Rrumbullaku ishte pyetur rreth një ore si person në dijeni në kuadër të hetimeve mbi transferimet e punonjësve të policisë. Hetimi fillimisht kishte nisur nga Prokuroria e Beratit, por dosja u kalua në SPAK për arsye kompetence.

Hetimi përfshinte 20 transferime brenda radhëve të Policisë së Shtetit, të cilat disa persona i kishin konsideruar të paligjshme.