Linja e tragetit që lidh Vlorën me Brindisin ka anuluar lundrimin e sotëm drejt Italisë për shkak të motit të përkeqësuar.

Edhe pse ka pasur fluks udhëtarësh, Kapitaneria e Portit të Vlorës ka njoftuar se erërat e forta kanë bërë të pamundur lundrimin e mjeteve lundruese, përfshirë edhe tragetin.

Në këto ditë të para të janarit, shumë shqiptarë që kthehen në Itali pas festave të fundvitit janë prekur nga pezullimi i lundrimeve.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim për ata që kishin planifikuar të udhëtonin drejt Italisë përmes këtij trageti.