Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar për situatën në vend pas reshjeve të shiut, dëborës dhe temperaturave të ulëta gjatë natës.
Sipas ARRSH, reshjet e dëborës kanë pushuar, ndërsa aktualisht vendi është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar, të shoqëruara me rritje të temperaturave.
Grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë gjithë natës, duke punuar për pastrimin e rrugëve nga gurët dhe inertet, si dhe për shpërndarjen e kripës në akset ku ka pasur rrezik për ngrica.
ARRSH bën me dije se qarkullimi i mjeteve vijon normalisht në të gjitha akset rrugore të vendit.
Megjithatë, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht kur udhëtojnë drejt zonave malore ku ka ende prezencë dëbore.




















