Qyteti bregdetar i Durrësit po zhvillohet me ritme të shpejta, po gjatë këtij procesi po humbet edhe fytyrën e tij historike.
Ndërtimet shumëkatëshe po zënë vendin e lagjeve të vjetra, duke zhdukur rrugicat e ngushta, shtëpitë tradicionale dhe elementët arkitektonikë që për dekada i kanë dhënë atij identitet.
Urbanistët paralajmërojnë se zhvillimi pa plane të qarta urbanistike po dëmton trashëgiminë historike dhe po fshin kujtesën e brezave.
Sipas ekspertëve, mungesa e restaurimeve dhe e politikave mbrojtëse rrezikon ta bëjë këtë proces të pakthyeshëm.
Durrësi, një nga qytetet më të vjetra të vendit, që u ka mbijetuar shekujve dhe fatkeqësive natyrore, po ndryshon çdo ditë, ndërsa banorët, po dhe turistët kërkojnë që, përveç zhvillimit, të ruhet edhe shpirti i vjetër i qytetit, identiteti që e bën atë të veçantë.




















