Ditën e sotme filloi sesioni i ri parlamentar për vitin 2026, ku opozita dhe PD kishte të gjithë mundësinë për të kërkuar normalisht atë që kanë këruar gjithë këto kohë që parlamenti ishte pushim.

Në vend që të merrnin fjalën, siç e kërkon edhe rregullorja, por edhe si iu dha disa herë nga Kryetari i Kuvendit, ata zgjodhën të bëjnë atë që dinë më mirë dhe atë që bëjnë gjithmonë.

Ndërkohë që të tjerët flisnin, Berisha hapi live-n e tij dhe u fut për t’i folur popullit virtual nga foltorja e tij.
Pasi nuk pranuan të merrnin fjalën, pastaj zbritën përpara kryeministrisë, atje ku prej javësh thonë se po protestojnë, por që nuk po i bashkohen as demokratët as qytetarët.

Edhe gjatë protestës, kanë përsëritur të njëjtat akuza dhe të njëjtat pretendime që i thanë në rrëmujë e sipër në Kuved, që i tha ditën e sotme në konferencën e përditshme për shtyp dhe ato që tha që me sabah, gjatë momentin kur doli nga Prokuroria e Posaçme.

Pra, Berisha harxhon gjithë ditën e tij politike, duke artikuluar dhe duke përsëritur të njëjtat akuza dhe pretendime, ndërkohë që nuk i bën as si duhet, as ku duhen as atje ku kanë vlerë.

Herë i bën përpara SPAK, duke sulmuar Prokurorinë e Posaçme, herë nga selia e PD-së dhe herë poshtë dritares së Ramës, por asnjëherë në Parlament, atje ku kanë vlerë dhe peshë.

Në vend që të harxhojë gjithë këtë energji, do ishte mirë që opozita ta kanalizonte të gjithë përpjekjen e saj ë rrugë insitucionale.

Ashtu si e ka provuar edhe më herët, fundi i kësaj pune të nisur dihet se si do të përfundojë: do të ulen në tryezë me mazhorancën, mirëpo, si përherë, koha do të ketë kaluar dhe do të jetë shumë vonë.TemA