Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka publikuar në llogarinë e saj të “Facebook” një video të ecurisë së punëve të institucionit që ajo drejton prej shtatorit të vitit 2025.

Spiropali u mandatua në këtë post nga kryeministri Edi Rama i cili formoi kabinetin qeverisës pas fitores në zgjedhjet e 11 majit.

Nga pjesëmarrja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, takimi me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Rubo e deri te takimet me homologët e shteteve partnere, janë këto disa prej momenteve të përzgjedhura nga Ministrja Spiropali.

Ndërkohë synimi i Shqipërisë për vitin 2026 është hapja e horizonteve të reja të Shqipërisë europiane.