Me kalimin e orëve, po dalin detaje të reja mbi operacionin e bujshëm që çoi në kapjen e Nicolás Madurós nga forcat e armatosura amerikane.Sipas asaj që raportojnë New York Times, CNN dhe Reuters, një burim i CIA-s brenda qeverisë venezuelane ka monitoruar Nicolás Maduron në ditët dhe momentet para kapjes së tij, duke bërë të mundur lokalizimin e saktë të presidentit venezuelan.Sipas burimeve, agjencia e inteligjencës ka prodhuar informacionet vendimtare që çuan në kapjen e Madurós, duke ndjekur lëvizjet dhe pozicionin e tij përmes një flote dronësh “stealth”, të cilët garantonin një monitorim pothuajse të vazhdueshëm në territorin venezuelan, përveç të dhënave të siguruara nga burime lokale.Trump thuhet se e ka autorizuar CIA-n të ndjekë një qasje më agresive që në vjeshtën e kaluar dhe, në nëntor, ka miratuar planifikimin dhe përgatitjen e një sërë operacionesh në Venezuelë.Gjithnjë sipas New York Times, në fund të dhjetorit CIA ka përdorur një dron të armatosur për të goditur një mol, i cili sipas zyrtarëve amerikanë përdorej nga trafikantë venezuelianë për ngarkimin e drogës në mjete lundruese. Një nga burimet e informuara mbi kapjen e Madurós e ka përshkruar operacionin si rezultat të një bashkëpunimi të ngushtë mes agjencisë dhe forcave të armatosura, fryt i «muajve planifikimi të përpiktë».Nuk është e qartë se si CIA ka rekrutuar burimin venezuelan që sinjalizoi pozicionin e Madurós, por ish-zyrtarë të cituar nga gazeta theksojnë se agjencia mund të jetë lehtësuar nga shpërblimi prej 50 milionë dollarësh i ofruar nga qeveria amerikane për informacione të dobishme për kapjen e liderit venezuelan.Gjatë seancës së konfirmimit vitin e kaluar, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, kishte premtuar një agjenci më agresive, të gatshme të kryejë operacione të fshehta si për mbledhjen e informacionit, ashtu edhe për të avancuar politikën e Shteteve të Bashkuara.
Home Lajme Aktualitet Një burim i CIA-s brenda qeverisë venezueliane bëri të mundur lokalizimin e...
Një burim i CIA-s brenda qeverisë venezueliane bëri të mundur lokalizimin e Madurós
Raporti i Inteligjencës amerikane: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike nga Irani
Raporti vjetor i Inteligjencës amerikane për vitin 2026 ngre sërish alarmin për kërcënimet në rritje në hapësirën kibernetike globale, duke theksuar se shtete si...
Salianji takim me intelektualët në Tiranë: Shqipëria me sistem të deformuar politik, fajtore e...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi sot një takim me intelektualë në kryeqytet, ku u diskutuan problematika që lidhen me zhvillimet politike dhe...
Zbulohet emri i parë, Alesia Balliu shpall kandidaturën për kryetare: Fund një modeli dhe...
Në një moment kritik për Partinë Demokratike, Alesia Balliu shpall kandidaturën e saj për drejtimin e saj përballë Sali Berishës.
Në një reagim, ajo ngre...
‘Neni Basha duhet të ishte neni i dështakëve’- Anri Bala kritika të forta Berishës...
Analisti Anri Bala bëri kritika të forta ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe kupolës drejtuese të PD-së, lidhur me rezultatet e arritura në zgjedhje.
Në emisionin...
Ndeshja nda Polonisë/ Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta
Interesi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen ndaj Polonisë ka qenë i menjëhershëm dhe në nivele shumë të larta. Në më pak se 24 orë...
Irani kërcënon vendet petrokimike në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Garda Revolucionare e Iranit ka lëshuar një paralajmërim për evakuim nga uzinat petrokimike në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, raportoi të...
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, shemben dy ndërtime pa leje në Shirokë
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Inspektoratin Vendor dhe Policinë Bashkiake, zhvilluan sot një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje...
Pas disa sfidave do u buzëqesh fati, zbuloni 4 shenjat e zodiakut që do...
Pas periudhave plot zhgënjime, pasiguri dhe keqkuptime, katër shenja të zodiakut ka të ngjarë të ndiejnë një ndryshim të rëndësishëm si në sferën e...
2000 vende pune në panairin e punës/ 80 biznese ofrojnë paga mbi 1000 euro,...
2000 oferta pune po shpalosen në panairin e punës dhe aftësive në pallatin e Kongreseve nga Agjencia Kombëtare e Punësimit.
Vende të lira pune gjen...
Ngushtica e Hormuzit, Rutte: Po koordinohemi me aleatët për rihapje
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se vendet anëtare të aleancës janë duke zhvilluar diskutime të përbashkëta për mënyrat e rihapjes së...




















