Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash, por nuk do të mungojnë intervale me kthjellime. Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme që prej orëve të para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit, me intensitet të ulët.
Lokalisht, në qendër dhe perëndim, reshjet do të paraqiten në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje–juglindje parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindja–veriperëndim, me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 9 m/s. Deti do të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.




















