Kryeministri Edi Rama, inspektoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit, një hapësirë e gjelbëruar prej 84 hektarësh.
Sipas Ramës, infrastruktura totale përfshin pedonalen e re me gjatësi 5.2 kilomentra, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash dhe fusha sportive.
Gjatë inspektimit, Rama u shoqërua edhe nga kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli.




















