Ai është heroi i Benfica-s. Shqiponjat kryesonin 3-2 kundër Reali të Madridit, ndërkohë që Anatoliy Trubin i siguroi kualifikimin ekipit të tij duke lënë më jashtë Olympique de Marseille, me golin e shënuar në shtesë.
Ishte një gol pothuajse i mrekullueshëm, pasi portieri ukrainas nuk e kishte kuptuar se ekipit të tij i duhej vetëm edhe një për t’i rrëmbyer vendin e 24-të Marseille-s.
“Para ndeshjes, nuk e kuptoja se çfarë na duhej. Tomás (Araújo) dhe António (Silva) thoshin, ‘Edhe një, edhe një’, dhe unë thashë, ‘Çfarë?’ Por pastaj i pashë të gjithë duke më thënë të kërceja sa më shumë. Pashë edhe trajnerin, kështu që u dola në sulm në atë goditje standarte, hyra në zonë dhe nuk e di… Nuk di çfarë të them. Ishte një moment i çmendur. Pata një moment të ngjashëm kundër FC Portos, isha shumë afër, por nuk shënovam, tani ja dola. Nuk di çfarë të them. Nuk jam mësuar të shënoj. Jam 24 vjeç dhe është hera e parë. E pabesueshme “, tha ai për mediat pas ndeshjes.




















