Të shtunën mbrëma u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, Stelina, ish-konkurrente e “Për’puthen”. Ajo ka qenë në një lidhje dashurie me një tjetër ish-konkurrent të emisionit, Keijsi, i cili është gjithashtu pjesë e BBV 5.
Mbrëmjen e djeshme teksa ndodheshin të dy jashtë të ulur te divanet jeshilë, Iliri i thotë Keijsit se pse e mësoi të pinte. Pastaj i drejtohet duke i thënë:
“Që kur erdhi Stelina vetëm ke pirë o i zi”.
Pjesë nga biseda:
Stelina: Jeni bërë dru sot ore, keni gjithë ditën që pini
Keijsi: Merremi me këta budallenjtë
Iliri: Mua më bën dëm, pse ma mësove të pi?
Keijsi: Po ç’të bëjmë, gjithë ditën mbyllur, ha pi, ha pi fli, ça të bëjmë tjetër.
Iliri: Që kur erdhi Stelina vetëm ke pirë o i zi
Keijsi: Ça të bëj
Stelina: Ça na thë mbrëmë në darkë?
Iliri: Ju piftë bukura
Keijsi: Se di, unë kam qenë në gjumë




















