Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social “X” lidhur me situatën e përmbytjeve në vend, duke iu referuar veçanërisht Durrësit dhe situatës së krijuar në kanalet e Shkozetit.

Në një status ku shoqëron disa foto që tregojnë grumbullime të mëdha mbetjesh në kanale, Rama shkruan:

“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë… Shkozet.