Kryeministri Edi Rama sot, 30 janar, në takim me fermerët për Skemën Kombëtare 2026, për të plotësuar panoramën e kërkesave dhe nevojave të evidentuara deri më tani nga qarqet e tjera, si dhe për ta ndërtuar skemën mbi një pasqyrë sa më të plotë të realitetit në terren.

Bashkë me të Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku.

“Kemi marrë një Shqipëri me 120 mln euro eksportet, ndërsa sot i ka mbi 500 milion euro. Morëm një bujqësi me 700 hektarë sipërfaqe të serash, sot janë trefishuar.

“Në këtë mandat, qeveria është e angazhuar të ndërtojë një model me katër komponentë.

Skema e granteve ku kemi parashikuar minimnalisht 20 milion euro, skema e subvencioneve direkte 31 mln euro e buxhetuar, kemi parashikuar dhe kemi të hapur garancinë sovrane që u mundëosn fermerëve kredi të buta me normë interesi 2%, janë 30 milion euro për 2026-ën.

Më e rëndësishmja, kompensimi i TVSH-së për të gjithë fermerët, për çdo produkt që keni shitur nga data 1 janar 2026 e në vazhdim mblidhni faturat. Dy herë në vit, më 30 qershor dhe 1 janar çoni faturat te Tatimet dhe do kompensoheni me 10% të vlerës së faturave.

Në shtator do hapet dhe IPARD III, që janë dhe 118 milion euro të tjera për sektorin e bujqësisë”, deklaroi Ministri Salla duke theksuar se ky sektor do shkojë në nivel tjetër.