Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.
Rama është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit.
‘Mikpritja në Pallatin Elysée nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën’, shkruan Rama në Facebook, bashkëngjitur videos ku shihet teksa pritet nga presidenti francez.
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën është thirrur sot nga presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysee. Ky samit ka për qëllim të finalizojë një marrëveshje për garancitë e sigurisë për Ukrainën.




















