Këtë të enjte, në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet përballja mes qeverisë dhe SPAK lidhur me pezullimin e Belinda Ballukut si zv/kryeministre, në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Speciale. Pak para nisjes së seancës publike janë bërë të njohur edhe përfaqësuesit e qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.
Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali, këshilltar; Hemioni Braho, shef kabineti; dhe Eriola Shia, drejtoreshë e përgjithshme. Kuvendi do të përfaqësohet nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi, ndërsa qeveria nga drejtori juridik, Herald Jonuzaj.




















