Siç ka raportuar ditët e fundit me fakte dhe me shkresën zyrtare, Sali Berisha nuk kishte një ftesë për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Si përfaqësuese e Partisë Demokratike të Shqipërisë në sesionin e parë vjetor të kësaj asambleje, ishte e ftuar Albana Vokshi, e cila, sipas urdhërit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i kishte shpenzimet e paguara nga shteti shqiptar, duke filluar nga bileta e udhëtimit, transporti, akomodimi në hotel, blerjen e pajisjeve kompjuterike, dieta ditore dhe siguraion shëndetësor (Për më tepër, shih urdhrin bashkëlidhur shkrimit).
Në këtë kontekst të qartë, Sali Berisha dhe zyra e shtypit të PD-së, e kanë ‘shitur’ pjesëmarrjen e Berishës si takime me ndërkombëtarët, ndërkohë e vetmja gjë që është parë në ditën e parë, është dalja e Berishës në një podium në hollin e sallës, ku fliste me zë të ulët sikur i drejtohej anëtarëve të pranishëm, ndërkohë që filmohej nga Albana Vokshi.
Ajo që ra në sy ishte se në asnjë moment në sallë nuk u shfaqën bashkë Berisha dhe Vokshi, por kur shfaqej njëri nuk ishte tjeri, ndërsa kur shfaqej Berisha nuk ishte prezente Albana.
Pse ndodhi një gjë e tillë?
Sepse në sallë nuk mund të futeshin të dy njëkohësisht, sepse e vetmja që kishte ftesë ishte Albana Vokshi, ndërsa Berisha kishte vajt pas saj si zëvendësues.
Pavarësisht të gjithave, Berisha si askush tjetër, e nxiu Shqipërinë aq sa mundi, duke bërë gjithçka për të krijuar një realitet mbi bazën e paranojave të tij të përditshme.
E gjithë kjo sjellje e Berishës tregon krizën e madhe që e ka futur ai Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, duke krijuar insinuata të paqena vetëm se nuk ka një ftesë nominale për të.
Nuk janë vetëm amerikanët ata që nuk e presin dhe takojnë, por edhe evorpianët, të cilët e shohin PD-në dhe opozitën si faktor të rëndësishëm në Shqipëri, por i kanë hequr vizën Berishës, me të cilin jo vetëm që nuk duan të bashkëpunojnë, por edhe e shmangin nga takime të tilla ndërkombëtare.
Kjo kur bëhet fjalë për takime zyrtare me institucione shtetërore, sepse për lobingje dhe pagesa për të krijuar alibira ose për të botuar shkrime në shtypin ndërkombëtar, lobistët para duan, se për të tjerat kujdesen vetë./ TemA




















