Shqipëria dhe bota kanë lënë pas vitin 2025, duke hyrë zyrtarisht në vitin e ri 2026. Ndërrimi i viteve është shënuar në këto momente me festime në sheshe, në familje dhe në hapësira publike, ndërsa qytetarët kanë pritur mesnatën me urime dhe shpresa për një vit më të mirë.

Në Tiranë, sheshi “Skënderbej” është mbushur me qytetarë që kanë numëruar sekondat e fundit të vitit 2025, ndërsa fishekzjarrët kanë ndriçuar qiellin, duke shënuar fillimin e vitit të ri. Festime janë regjistruar edhe në qytete të tjera të vendit.

Autoritetet janë në gatishmëri për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e natës së ndërrimit të viteve, ndërsa shërbimet emergjente vijojnë monitorimin në të gjithë territorin.

Viti 2026 nis me pritshmëri të reja për qytetarët, mes sfidave të trashëguara dhe objektivave që pritet të përcaktojnë muajt në vijim, si në planin kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.