Përfaqësuesit e SPAK kanë paraqitur qëndrimin zyrtar në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me kërkesën e Kryeministrisë për masën e ndalimit ndaj zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku.
SPAK ka depozituar parashtrimet me shkrim, duke sqaruar se në këtë proces paraqitet si subjekt i interesuar dhe se kërkesa e Kryeministrisë nuk përmbush kriteret ligjore për shqyrtim kushtetues. Sipas prokurorisë, pala kërkuese nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje kontrollin e Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk është subjekt i drejtpërdrejtë dhe nuk ka provuar ekzistencën e një interesi personal dhe aktual, të shoqëruar me pasoja të pariparueshme apo rrezik konkret.
Në qëndrimin e saj, SPAK thekson se pretendimet e Kryeministrisë bazohen në interpretime të ligjit, pa u provuar ekzistenca e një raporti juridik të cenuar me pasoja konkrete. Po ashtu, sipas prokurorisë, në këtë çështje nuk konstatohet konflikt kompetencash dhe mungon një çështje kushtetuese reale që do të justifikonte ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese.
SPAK vlerëson se nuk mund të pretendohet konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit, duke kujtuar se vetë Gjykata Kushtetuese ka trajtuar më herët raste të ngjashme, ku ka theksuar se çdo institucion ushtron kompetencat e veta pa ndërhyrë në vendimmarrjen e institucioneve të tjera. Sipas SPAK, për ekzistencën e një konflikti kompetencash duhet të plotësohen tre kritere ligjore, të cilat nuk janë të pranishme në rastin konkret.
Në parashtrimet e saj, SPAK nënvizon se kërkesa e Kryeministrit nuk përbën konflikt kompetencash mes pushteteve, pasi masat e sigurimit nuk krijojnë një situatë të tillë. Po ashtu, theksohet se ky pretendim nuk mund të përdoret për të bllokuar hetimin penal ndaj një ministri, pasi ndjekja penale është kompetencë ekskluzive e SPAK dhe GJKKO-së dhe nuk mund të cenohet nga pushteti ekzekutiv.
SPAK shton se sistemi ligjor parashikon rrugë të qarta ankimi, përfshirë Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, duke garantuar të drejtat procedurale të palëve. Ndërsa sa i përket pretendimit se pezullimi i zv/kryeministres ka ndikuar në funksionimin e Këshillit të Ministrave, SPAK e cilëson atë të pabazuar, duke sqaruar se masa e sigurimit është individuale dhe nuk cenon funksionimin institucional të qeverisë.
“Pretendimet e kërkuesit bazohen në interpretime të ligjit, pa u provuar ekzistenca e një raporti juridik të cenuar me pasoja konkrete. Sipas prokurorisë, në këtë çështje nuk konstatohet konflikt kompetencash dhe mungon një çështje kushtetuese reale që të justifikojë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese. SPAK thekson se nuk mund të pretendohet konflikt kompetencash mes GJKKO-së dhe Kryeministrit. Sipas saj, vetë Gjykata Kushtetuese ka trajtuar më herët çështje të ngjashme, duke argumentuar se çdo institucion ushtron kompetencat e veta dhe se asnjë organ nuk ndërhyn në vendimmarrjen e tjetrit. Për ekzistencën e një konflikti kompetencash duhet të plotësohen tre kritere ligjore, të cilat, sipas SPAK, nuk përmbushen në rastin konkret. Në parashtrimet e saj, SPAK vlerëson se kërkesa e Kryeministrit nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve, pasi masat e sigurimit nuk krijojnë një konflikt të tillë. Po ashtu, theksohet se kërkuesi nuk mund të përdorë këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj një ministri, pasi ndjekja penale është kompetencë ekskluzive e SPAK dhe GJKKO-së dhe nuk mund të cenohet nga pushteti ekzekutiv.
SPAK nënvizon gjithashtu se sistemi ligjor parashikon rrugë të qarta ankimi, përfshirë Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë, duke garantuar të drejtat procedurale të palëve. Sa i përket pretendimit se pezullimi i zv/kryeministres ka bllokuar funksionimin normal të Këshillit të Ministrave, SPAK e cilëson atë të pabazuar, duke sqaruar se masa e sigurimit është vendosur ndaj individit dhe nuk cenon funksionimin institucional të qeverisë.”-tha Prençi përfaqësuesi i SPAK.




















