Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vlerësuar kontributin dhe integrimin e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke e cilësuar si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve dhe stereotipeve që, sipas tij, u ushqyen disa vite më parë nga politika dhe media britanike.
Në një reagim publik, Balla rikujtoi se “dy-tre vite më parë” komuniteti shqiptar u vu në shënjestër me narrativa të padrejta dhe të ekzagjeruara, të lidhura më shumë me interesa elektorale sesa me të dhëna reale. Sipas tij, koha dhe bashkëpunimi institucional mes dy vendeve e kanë rrëzuar atë narrativë.
narrativë.
“”
Në këtë kontekst, ai veçoi kandidimin e Anila Skeja për Partinë Konservatore në këshillin komunal të Barnet, Londër, duke e konsideruar një moment domethënës për komunitetin shqiptar në Britani. Balla theksoi se kandidatura e Skejës vjen pikërisht në radhët e një force politike me histori të lidhur me figura si Winston Churchill dhe Margaret Thatcher.
Sipas Ballës, shqiptarët po marrin përgjegjësi përfaqësimi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – në Angli, Skoci dhe Uells – duke u angazhuar në parti të ndryshme politike dhe duke u afirmuar në fusha si ekonomia, ndërtimi, sporti, arti dhe kultura. Ai përmendi gjithashtu bashkatdhetarë që, sipas tij, janë nderuar me tituj mbretërorë nga King Charles.
Në përfundim, kreu i grupit parlamentar të PS u bëri thirrje shqiptaro-britanikëve të Barnet dhe Londrës që të mbështesin kandidaturën e Anila Skejës, duke e cilësuar atë si “përgjigjen më kuptimplotë” ndaj paragjykimeve të së shkuarës dhe si një dëshmi të integrimit dhe suksesit të komunitetit shqiptar në Britani.




















