Dea Vieri, ishte së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku foli për jetën publike, rrjetet sociale dhe mënyrën se si personazhet e shoubizit ruajnë privatësinë e tyre.

Gjatë bisedës me moderatorët Blendi Salajn dhe Hid Baçin, Dea komentoi se shumë vajza të ekranit zgjedhin të mos publikojnë fotot me partnerët, duke dhënë edhe një arsye surprizuese:

“Shumica e vajzave shqiptare nuk i publikojnë të dashurit e tyre në rrjete sociale, sepse, ‘Zot më fal’, por i dashuri i vet mund të jetë i kërkuar nga Interpoli. Tani, ta publikosh në Instagram… sikur nuk bën sens.”
Deklarata e saj ka shkaktuar reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, duke hapur debat rreth “jetës së filtruar” në Instagram dhe imazhit që shumë personazhe publikë tentojnë të ruajnë.

Në studio, biseda vijoi mbi presionin publik, gjykimin e audiencës dhe kufirin mes jetës personale dhe asaj profesionale për figurat e ekranit