Pas tragjedisë së rëndë të ndodhur këtë të diel në Adamuz, Spanjë, ku përplasje e dy trenave ka shkaktuar mbi 30 viktima, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet e tij.
Në një status në X, Rama i drejtohet këtë të hënë drejtpërdrejt kryeministrit spanjoll, Pedro Sánchez, duke shkruar:
“I dashur Pedro @sanchezcastejon, Kam marrë me trishtim të thellë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në Adamuz. Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa pushim për t’u përgjigjur kësaj tragjedie.”




















