Policia e Tiranës ka dalë për herë të parë me një njoftim për zjarrin masiv që shkrumboi tregun e ish-Uzinës së Dinamos në Tiranë. Blutë e kryeqytetit thonë se pasojat e zjarrit ishin aksidentale për shkak të një shkëndije elektrike.

“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, njofton Policia.