Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke u rikthyer në këtë forum ndërkombëtar për herë të parë gjatë mandatit të tij të dytë presidencial.

Në fjalimin e tij Trump theksoi se e do Evropën dhe do ta shoh të shkojë mirë, por sipas tij nuk po shkon në drejtimin e duhur, duke përmendur shpenzimet qeveritare në rritje, migrimin masiv të pakontrolluar dhe importet e pafundme të huaja.

“Ekonomia jonë po rritet, produktiviteti po ashtu, të ardhurat po rriten, inflacioni është mundur dhe kufiri i rrezikshëm është mbyllur, tashmë i padepërtueshëm. Kur SHBA rritet, gjithë bota ecën mirë. Kur shkojmë keq ne, të gjithë shkojnë keq. Mendova se do të duheshin më shumë se një vit, ndoshta një vit e një muaj, por ndodhi shumë shpejt. Brenda një viti, politikat tona, pavarësisht nga ajo që parashikuan ekspertët, kanë prodhuar një rritje pa kosto që vendi nuk e ka parë të paktën në 100 vitet e fundit. Kjo është një mrekulli e vërtetë. Askush nuk na besoi, askush nuk besoi se do ta arrinim këtë, e megjithatë është një fakt”, theksoi ai.