Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka publikuar në llogarinë e saj të “Facebook” fotoalbumin me momente nga vizita në Kiev, ku u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili e vlerësoi ministren shqiptare me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.
Për këtë vlerësim Spiropali shkruan se është nder dhe kujtim i paharrueshëm që i shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë për të folur, vepruar dhe qëndruar në shërbim të Shqipërisë.
“Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë”, shkruan Spiropali.
Postimi i plotë:
📸❤️🖤💙💛Rrëfim i javës në imazhe.
Në Kievin që përballet çdo ditë me sulme barbare në mesin e këtij dimri të egër, gjatë vizitës sime zyrtare në Ukrainë pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve. Pashë fytyra luftëtarësh që mbajnë plagë të dukshme e të padukshme. Familje që jetojnë me mungesa. Prindër që jetojnë me frikën e çdo ditë. Fëmijë që rriten më shpejt se mosha e tyre.
Brenda kësaj dhimbjeje dhe qëndrese të paepur, u nderova nga Presidenti Volodymyr Zelensky me Urdhrin e Lartë të Princeshës Olga, Klasi I.
Ky nder dhe kujtim i paharrueshëm, ma shtojnë përulësinë dhe përgjegjësinë. Për të folur, për të vepruar dhe për të qëndruar çdo ditë në shërbim të vendit tim dhe të vlerave që na bashkojnë.
#KrenarePërShqipërinë🇦🇱
#StandWithUkraine🇺🇦.




















