Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zbritur këtë të enjte në terren, duke inspektuar nga afër situatën në Urën e Mifolit, ku po zhvillohet operacioni i evakuimit në Novoselë.

Balluku është informuar nga strukturat përgjegjëse për ecurinë e operacionit, masat e marra për garantimin e sigurisë së qytetarëve si dhe për ndërhyrjet teknike që po kryhen në zonë. Sipas burimeve zyrtare, evakuimi po realizohet në bashkëpunim me emergjencat civile, forcat e rendit dhe autoritetet lokale.