Zjarri në rrugën “5 Maji”, i cili ra mbrëmjen e djeshme në ish-tregun e Uzinës së Dinamos, ka shkaktuar dëme të mëdha për tregëtarët, të cilët brenda magazinës kishin mallrat e tyre.
Në një raportim të drejtëpërdrejtë gazetarja, Sara Demushi, përcolli pamjet se çfarë dëmesh ka shkaktuar zjarri dhe çfarë masash po vijonë të merren nga forcat zjarrëfikëse, të cilët janë mobilizuar edhe këtë të premte për shuarjen e tij.
Sipas gazetares, zjarri në ish-tregun e Uzinës së Dinamos vijon të jetë ende aktiv dhe se tre orë ju është dashur forcve të zjarrëfikësve që ta neutralizojnë mbrëmjen e djeshme.
“200 biznese ishin të vendosura në këtë magazinë dhe ajo çfarë dyshohet për shjkakun e zjarrit është harresa e një ngrohëse nga tregëtarët. Zjarri është ende aktiv për shkak të materialeve që ishin në këtë treg. Problematike ka qenë situata edhe për banorët që ishin pranë këtij tregut për shkak të flakëve që kanë qenë pranë banesave të tyre”, tha gazetarja.
Ndërkohë, një tregtarë që kishte mallrart e tij brenda magazinës shfaqet me lotë në sy, i cili thotë:
“Më iku e gjithë jeta ime, kisha çdo gjë aty”.
Sakaq, gazetarja theksoi se çdo gjë tashmë është e shkatërruar dhe e djegur dhe se tregëtarëve nuk u është lejuar të futen brenda për të marrë gjerat e mbetura që u kanë shpëtuar zjarrit, për shkak se rreziku ende vijonë.










