Reshjet e dendura të dëborës kanë zbardhur edhe zonën e Librazhdit.

Aksi nacional Librazhd Peshkopi është i kalueshëm vetëm me zinxhirë për shkak të pranisë së akullit në disa zona.

Po ashtu, policia rekomandon përdorimin e domave dimërore dhe zinxhirëve edhe në aksin Librazhd-Qafë Thanë, pasi ka prani akulli.

Temperaturat në Steblevë arrijnë në minus 8 gradë C, të shoqëruara me erë të fortë.