Deputeti socialist Agron Malaj ka folur për herë të parë për 21 Janarin, për të cilin akuzohet si ish-komandant i “Grupit të zjarrit”.
Ai tha se kjo strukturë s’ka ekzistuar kurrë dhe është shpikje e Sali Berishës.
“Keni vite qe merreni me familjen time. Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë. Ju jeni grup i zjarrit. Unë kam dhënë shpjegimet e mia dhe nuk i heq asnje presje” – tha ish-gardisit, sot deputet socialist.
Malaj shtoi se:
“Kam qene komandant i seksionit 4. Kam qene komandant i nje strukture per të cilën kam mbajtur përgjegjësi. asnjë nga efektivët e mi nuk kanë patur gisht në 21 Janar 2011.
E keqja është që e baltosën Gardën. E kam për nder të kem qenë gardist sepse e kam kryer punën time me përkushtim. Në qarkun Dibër morët mbi 15 mijë shuplaka.
Atë vjedhjen e votës tregoja të tuve, turpit të Matit dhe turpit të Dibrës që gjithë jetën janë marrë me maskarada. Lërjani 21 Janarin drejtësisë dhe ta shohim sesi do të jetë e vërtëta” – tha Agron Malaj.




















