Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e saj në twitter lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Antalias ku paktën 9 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur.

Spiropali shkruan se është e prekur për aksidentin tragjik duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe popullit të Turqisë.

Ajo vijoi më tej duke iu drejtuar homologut turk Hakan Fidan me fjalët: Shqipëria është me ju në këtë kohë të vështirë dhe u uroj forcë të prekurve dhe shërim të plotë të gjithë të plagosurve.”, shkruan ministrja Spiropali.

“U preka dhe u trishtova thellësisht kur dëgjova për aksidentin tragjik të autobusit në lagjen Döşemealtı. Ngushëllimet e mia të sinqerta për @HakanFidan, familjet e viktimave dhe popullin e Turqisë. Shqipëria është me ju në këtë kohë të vështirë dhe u uroj forcë të prekurve dhe shërim të plotë të gjithë të plagosurve.”, shkruan ministrja Spiropali.

Të paktën 9 pasagjerë kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur pasi një autobus turistik u aksidentua mëngjesin e kësaj të diele në Antalia, qytetin e Jugut të Turqisë.

Pamjet e publikuara nga mediat Turke tregojnë autobusin e rënë në anë të autostradës, pasi shkak për akisdentin u bë lagështia në rrugë dhe mjegulla duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbte kontrollin.