Luka Mishetiq: Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor.
_Mishetiq përmendi edhe dëshmitë e diplomatëve ndërkombëtarë, të cilët kanë deklaruar se Thaçi, përkundrazi ka bërë thirrje kundër dhunës._
*Luka Mishetiq:* Pretendimet e Zyrës së Prokurorisë Speciale (ZPS) se ndërkombëtarët nuk ishin të informuar saktë, është karakteristikë e veçantë duke marrë parasysh mënyrën e centralizuar të komunikatave të UÇK-së dhe intervistat në televizione. Provat dhe dëshmitë e këtyre dëshmitarëve ndërkombëtarë, rikonfirmohen fuqishëm nga zyrtarë të lartë të UÇK-së.




















