Komisioni Europian ka prezantuar paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës që vijon në Ukrainë.Presidentja Ursula von der Leyen, tha se“ndërsa Ukraina vazhdon të mbrohet me guxim të jashtëzakonshëm në fushën e betejës, Kremlini po dyfishon krimet e luftës, duke goditur qëllimisht shtëpitë dhe infrastrukturën civile.“Impiantet e energjisë dhe sistemet e ngrohjes janë vënë në shënjestër, duke lënë komunitete të tëra pa energji elektrike në temperatura shumë të ulëta. Kjo nuk është sjellja e një shteti që kërkon paqe. Është sjellja e një kombi që zhvillon një luftë shkatërruese kundër një popullsie civile të pafajshme”, tha ajo.Von der Leyen paralajmëroi se “Rusia do të ulet në tryezën e bisedimeve vetëm me qëllim të sinqertë nëse i bëhet presion ta bëjë këtë, pasi kjo është e vetmja gjuhë që Rusia e kupton.Paketa e 20-të e sanksioneve do të godasë energjinë, shërbimet financiare dhe tregtinë ruse.