Sali Berisha pretendon se kandidatja për deputete e Partisë Demokratike për Shkodrën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Senada Mehmeti, është qëlluar në ballë me plumb gome gjatë protestës, nga Kryeministria
“Kandidaten tone për deputete ne Shkodrës, protestuesen me paqësore këta po tejkalojnë çdo vijë të kuqe dhe i deklaroj që do marrin ndëshkim shembullor”, tha Berisha.
Ndërkohë që vetë Mehmeti u shpreh se ajo po qëndronte paqësisht në momentin që ndodhi ngjarja. Sipas saj, persona të cilët qëndronin në tarracën e Kryeministrisë e kanë qëlluar me plumb gome.
“Kam qenë pa filluar mbarimi protestës gjatë kohës së Berisha po mbante fjalimin e tij, isha nëj dëgjuese. Mendoj se ka ardhur nga tarraca e Kryeministrisë, nga andej ka ardhur goditja. Edhe uën pas mjekimit do vazhdoj protestën asgjë nuk na ndal ne”, tha ajo.




















