Vetëm pak kohë pas marrjes së detyrës si Inspektor i Përgjithshëm, ish-deputeti Dashnor Sula ka nisur një seri takimesh me inspektoratet qendrore, duke vënë theksin tek nevoja për një reformim të sistemit të inspektimeve.
Gjatë këtyre takimeve, janë evidentuar një sërë problematikash që lidhen me zbatimin e metodologjisë së riskut, programimin e inspektimeve dhe qartësinë e ndarjes së kompetencave.
Sula pritet të vijojë konsultimet me drejtuesit e inspektorateve, me synimin për të përcjellë qartë mesazhin se inspektimi nuk është dhe nuk duhet të jetë mjet presioni, por një mekanizëm që garanton barazi para ligjit.
Në përfundim të kësaj faze, Kryeinspektori Sula do të propozojë disa ndryshime në legjislacion, me qëllim rritjen e transparencës, por gjithashtu edhe për të garantuar standartet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.
“Në përfundim të kësaj faze, IP do të paraqesë edhe ndryshime në ligjin nr. 99/2024, për të forcuar rolin e sistemit elektronik e-Inspektimi dhe për të garantuar gjurmueshmëri të plotë të procesit si dhe përafrimim e tij drejt Dispozitave të BE-së si edhe garantimim e një procesi të rregullt ligjor për të gjitha fazat e Inspektimit””, thuhet në njoftimin e Inspektoriatit.
Sistemi i inspektimeve po hyn në një fazë të re, shumë të rëndësishme për aspiratën e të gjithë shqiptarëve: procesin e integrimit në BE.
Siguria e qytetarëve, respektimi i ligjit dhe integriteti janë tri shtyllat që do të udhëheqin këtë fazë të rëndësishme. Në këtë kuadër, Inspektori i Përgjithshëm, z. Dashnor Sula, ka zhvilluar një cikël takimesh me inspektoratet qendrore.
Nga ky proces janë evidentuar problematika konkrete në zbatimin e metodologjisë së riskut, në programimin e inspektimeve dhe në qartësinë e kompetencave. Për të gjitha këto, po punohet me përkushtim për ti përmirësuar.
Inspektoratet e Përgjithshme kanë të gjitha kapacitetet profesionale dhe logjistike për të garantuar një ambient më të sigurt. Përkushtimi dhe profesionalizmi i treguar deri më tani kanë ndërtuar themele të forta për ta çuar këtë proces të rëndësishëm në një nivel tjetër. Me këtë objektiv, janë dhënë edhe rekomandimet e nevojshme.
Në vijim, duke nisur nga java e ardhshme, Inspektori i Përgjithshëm, z. Sula, do të zhvillojë një cikël inspektimesh në terren në inspektoratet vendore.
Mesazhi është i qartë: Inspektimi nuk është mjet presioni, por mekanizëm barazie para ligjit.
Në përfundim të kësaj faze, IP do të paraqesë edhe ndryshime në ligjin nr. 99/2024, për të forcuar rolin e sistemit elektronik e-Inspektimi dhe për të garantuar gjurmueshmëri të plotë të procesit si dhe përafrimim e tij drejt Dispozitave të BE-së si edhe garantimim e një procesi të rregullt ligjor për të gjitha fazat e Inspektimit”




















