Detaje nga tentativa e grabitjes me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Ngjarja ka ndodhur në “Fibank”, ku autori Bardhyl Fusha mësohet se kanë qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë.

Autori mësohet se nuk ka arritur dot të marr lekë, pasi është neutralizuar nga efektivët e Komisariatit nr. 2.

Blutë kanë ndërhyrë menjëherë, duke i nxjerrë armën e shërbimit dhe duke bërë të mundur arrestimin e tij në vendngjarje.

Momenti arrestimit:

Sapo policët kanë mbërritur, ai mësohet t’i ketë dorëzuar çantën me kallashin brenda, siç shihet edhe në videon e mësipërme.