Engjëll Agaçi ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Largimi i tij u bë publik gjatë një takimi të zhvilluar këtë të premte me anëtarët e qeverisë.
Në vend të tij është emëruar Elsonida Rama, e cila më parë mbante detyrën e Drejtoreshës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Prezantimi i ndryshimeve në strukturën drejtuese të kabinetit u bë nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi që zgjati disa orë.
Ndërkohë, në funksionin e Shefes së Kabinetit të Qeverisë është emëruar Vilma Guri, e cila më herët drejtonte Departamentin e Administratës Publike (DAP).




















