Protestuesit, pas zhvendosjes nga Kryeministria, kanë mbërritur tek Parlamenti, ku situata ka shpërthyer në tensione. Disa prej tyre kanë hedhur molotov dhe flakadanë, duke shkaktuar zjarr dhe përplasje me efektivët e policisë.

Pjesa më e madhe e turmës është përqendruar pranë Parlamentit, ndërsa disa protestues kanë qëndruar ende pranë Kryeministrisë. Sipas raportimeve, disa deputetë të Partisë Demokratike i janë bashkuar protestuesve.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe autoritetet po monitorojnë zhvillimet në zonë.