Këtë të mërkurë, Kuvendi i Kosovës ka emëruar pesë nënkryetarët.
Si rezultat i propozimeve nga grupet parlamentare: Hekuran Murati i Lëvizjes Vetëvendosje propozoi Ardian Golën, Blerta Deliu-Kodra nga PDK sugjeroi Vlora Çitakun, ndërsa Besian Mustafa i LDK propozoi Kujtim Shalën.
Nga radhët e deputetëve serbë, Sllavko Simiq mori propozimin për postin e nënkryetarit, ndërsa komunitetet tjera jo shumicë sugjeruan Emilia Rexhepin.
Pas votimit, kandidatët u zgjedhën me 104 vota për, 3 kundër dhe 6 abstenime.




















