Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbledhur Bordin e parë të Paqes në Uashington.
Në fjalën e tij, ai u shpreh se në këtë Bord është bashkuar edhe FIFA, që sipas tij, ka mbledhur miliarda dollarë për një projekt në Gaza.
“Dua të them se FIFA duhet të mbledhë miliarda dollarë për projektet në Gaza, yje të mëdhenj të futbollit, kam takuar edhe një nga futbollistët e mëdhenj, Cristiano Ronaldon. Do të sjellim futbollistë në Gaza. Edhe Gianni na është bashkuar. Ai është shumë i zgjuar. Faleminderit Gianni”, u shpreh Trump.


















