Është zbuluar një nga personat që qëndron pas furnizimit të një grupi të rinjsh, të quajtur “grupi i zjarrit”, të cilët gjatë protestave kanë sulmuar institucionet dhe policinë me shishe molotov.
Siç shihet në foton e publikuar pranë të rinjve të maskuar shfaqet deputeti i PD, Gjin Gjoni, i cili akuzohet si një nga personat që furnizon këtë grup.
Grupi në fjalë përbëhet nga disa të rinj që gjatë protestave janë shfaqur të maskuar me kapuçë dhe duke përdorur çadra për të shmangur ekspozimin përpara kamerave./TEMA




















