Për muaj me radhë, është folur për prishje të marrëdhënieve të Edi Ramës me administratën amerikane të Donald Trump.

Opozita dhe media pranë saj, deklaronin se Rama nuk shkonte dot në SHBA.

Madje, arritën deri aty sa të thoshin se do e arrestonte FBI-ja.

Një fantazi që në fakt, rezultoi jo vetëm e pavërtetë, por edhe një boomerang për demokratët.

Kjo, pasi një ditë para protestës së 20 shkurtit, Rama u shfaq pikërisht në SHBA.

Dhe jo fshehurazi apo në zyrat e FBI, por krah Donald Trump, me të cilin shtrëgoi edhe duart.

Kuptohet, ai u shfaq aty si i ftuar për “Bordin e Paqes”, të ideuar dhe krijuar nga Donald Trump.

Por për Ramën pak rëndësi ka.

E rëndësishme për të, është që u shfaq krah Donald Trump dhe shtrëngoi duart me të.

Kaq mjafton për të qetësuar socialistët e shqetësuar dhe të tërbojë demokratët që shpresonin vërtet se amerikanët do ta arrestonin atë.