Një nga pamjet më të diskutuara në protestën e kësaj të premteje përpara Kryeministrisë ishte momenti kur disa protestues u shfaqën të mbuluar me çadra simbolike. Ndryshe nga herët e tjera, çadrat mbanin figurën e Kryeministrit dhe sloganet e protestës.
Pas këtyre çadrave ndodhet një grup i njohur më parë për përfshirje në akte të dhunshme gjatë tubimeve publike. Policia ka bërë të ditur se hetimet janë në vijim dhe se nuk ka ende masa konkrete të komunikuara publikisht.




















